LAJME

Zgjatet afati i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore

Zgjatet afati i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Gusht 2026, 12:09

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se, me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë nxënësve të aplikojnë, afati i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore zgjatet deri të hënën, më 24.08.2026, në orën 11:00, ndërsa aprovimi i aplikimeve do të bëhet në të njëjtën ditë, deri në orën 12:00.

Sipas njoftimit, deri më tani kanë aplikuar 4 mijë e 650 nxënës, ndërsa bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, vlerësohet se rreth 1 mijë nxënës që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit nuk kanë aplikuar ende.

Për këtë arsye, zgjatja e afatit sipas MASh-it, konsiderohet e nevojshme për të siguruar që të gjithë kandidatët potencialë të kenë mundësinë të përfshihen në procesin e aplikimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika