LAJME

Kurti priti kryetarin e Izmirit: Kemi lidhje të veçantë me këtë qytet, u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë

Kurti priti kryetarin e Izmirit: Kemi lidhje të veçantë me këtë qytet, u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Gusht 2026, 12:14

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, pasi i uroi mirëseardhje kryetarit dhe foli për lidhjen e veçantë të shqiptarëve me Izmirin, Kurti theksoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme, si dhe mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të Turqisë për Kosovën.

Në takim bëhet e ditur se u diskutua për mundësitë konkrete të thellimit dhe të zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Izmirit dhe Kosovës në ekonomi, industri e ndërmarrësi, arsim e kulturë, teknologji e inovacion, sikurse edhe në bujqësi, mjedis e energji.

Në këtë kontekst thuhet se u përmend edhe roli i rëndësishëm i komunitetit shqiptar në Turqi dhe atij turk në Kosovë, si urë e fortë lidhëse ndërmjet dy vendeve.

Siç bëhet e ditur, krahas potencialit për investime dhe tregti, në takim u diskutua edhe për rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në një sërë fushash, veçmas në atë të mjedisit dhe të menaxhimit të mbeturinave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika