Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se tash e nëntë muaj brenda 24 orëve në shtatë ditë të javës Klinika Infektive është epiqendra e pacientëve të infektuar me COVID-19.
Zemaj sonte vizitoi Klinikën Infektive në QKUK prej ku thotë se ekipi i mjekëve dhe personeli shëndetësorë, edhe pse me numrin e madh të pacientëve, asnjëherë nuk janë dorëzuar, njofton Klan Kosova
Mes tjerash Zemaj u bëri thirrje qytetarëve që ta ruajnë vetën nga virusi pasi kështu e ruajnë familjen dhe shtetin.
Postimi i plotë i Zemajt:
24 orë në ditë, 7 ditë të javës, tash e nëntë muaj, Klinika Infektive është epiqendra e pacientëve të infektuar me Covid 19.
Ekipi i mjekëve dhe personeli shëndetësor, me drejtoreshën, Dr. Lindita Ajvazi Berisha në krye, edhe pse me numrin e madh të pacientëve, asnjëherë nuk u dorëzuan.
Stafin dhe punonjësit e Klinikës Infektive i falënderoj dhe siguroj që po bëjmë të pamundurën që të infektuarve të hospitalizuar me Covid 19, mos t’u mungojë asgjë.
Të gjithë, në një vijë të përbashkët, dje ,sonte e neser, duke i respektuar të gjitha masat dhe vendimet, arrijmë sukses.
Ruaje veten nga virusi, ashtu e ruan familjen dhe shtetin.
Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën