LAJME

Eprorë të Policisë së Kosovës, pjesë e konferencës së Akademisë së FBI-së

Eprorë të Policisë së Kosovës, pjesë e konferencës së Akademisë së FBI-së
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shtator 2026, 14:38

Nëntë zyrtarë të Policisë së Kosovës, të diplomuar në Akademinë e FBI-së, morën pjesë në konferencën e 42-të të Degës Evropiane të Shoqatës së Alumni të Akademisë Nacionale të FBI-së (FBINAA), e cila u mbajt në Tiranë nga 19 deri më 23 shtator 2026.

 

Sipas Policisë së Kosovës, në konferencë morën pjesë eprorë të saj, së bashku me përfaqësues të institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit nga vende të ndryshme të Evropës.

Policia tha se pjesëmarrja e nëntë zyrtarëve në këtë aktivitet përfaqëson një mundësi për shkëmbim të përvojave, krijim të lidhjeve profesionale dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit.

“Pjesëmarrësit nga Policia e Kosovës sollën me vete përvojën, profesionalizmin dhe përkushtimin e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Konferenca e FBINAA-së mbledh profesionistë të zbatimit të ligjit nga vende të ndryshme, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave profesionale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika