Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në një aktivitet të zhvilluar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), kushtuar shëndetit të nënës dhe fëmijës, si dhe rëndësisë së vaksinimit.
Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Institutit të Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale (IEJL-PShS), Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK), si dhe drejtoresha e re e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Mybera Mustafa.
Gjatë aktivitetit u nderuan me mirënjohje profesionistët shëndetësorë Dr. Naxhije Paqarizi, Dr. Zyber Rizanaj dhe Hanife Hoxha, për kontributin e tyre shumëvjeçar në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe qytetarëve të Prizrenit.





