Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për ankesat e bashkatdhetarëve për testet PCR, për të cilat kanë nevojë ata për të hyrë në shtetet e perëndimit.
Zemaj në një lidhje direket për Kanal10, ka paralajmëruar edhe për vendosjen e një takse për ata që kërkojnë teste PCR për udhëtime jashtë vendit për komercializëm apo për dëshirë.
“Me qenë transparent, javën e kaluar me propozim të Institutit dhe Departamentit të Mikrobiologjisë kemi autorizuar zyrën ligjore që edhe ne mund të fusim një taksë për ata që udhëtojnë për komercializëm ose dëshirë, jo këta që kanë nevoja të shëndetit apo nevoja emergjente, që të shohim edhe ne ta adaptojmë një taksë sepse jemi bombardua me kërkesa për testime për udhëtime jashtë vendit dhe e cila ka kosto shumë të madhe. Çdo ditë bëhen mbi 2 mijë e 500 teste, një pjesë e të cilave bëhet për udhëtime jashtë vendit”, u shpreh ai.





