Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se do të mbajë një takim urgjent me G7, pasi Rusia sulmoi Kievin në mëngjesin e së hënës.Zelensky shkroi në Twitter se bisedoi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe u dakorduan për mbajtjen e një takimi urgjent.
“Ne diskutuam gjithashtu për çështjen e rritjes së presionit mbi Rusinë dhe ndihmën në rivendosjen e infrastrukturës së dëmtuar”, tha ai.
Tetë persona u vranë në lagjen Shevchenkiv të Kievit, pas sulmit të trupave ruse.