LAJME

Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Rusia e ka vënë botën në prag të katastrofës bërthamore

Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Rusia e ka vënë botën në prag të katastrofës bërthamore
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Gusht 2022, 18:59

“Rusia e ka vënë botën në prag të katastrofës së rrezatimit. Është fakt që ushtria ruse e ka kthyer territorin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, në një zonë lufte. Tani Evropa dhe rajonet fqinje përballen me kërcënimin e ndotjes nga rrezatimi”, tha Zelensky.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha gjithashtu se është shumë i shqetësuar nga situata në Zaporizhzhia.

“Dritat paralajmëruese po ndizen. Çdo veprim që mund të rrezikojë integritetin fizik ose sigurinë e centralit bërthamor është thjesht i papranueshëm. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm i situatës mund të çojë në vetëshkatërrim”, tha Guterres ndërsa fliste në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Sekretariati i OKB-së është në kontakt të ngushtë me IAEA për të mbështetur çdo mision në termocentralin nga Kievi, me kusht që Rusia dhe Ukraina të bien dakord.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika