Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski i ka akorduar kryeministrit shqiptar Edi Rama, urdhrin e “Princit Jaroslav i Urti, Shkalla e Parë”.
Në motivacionin e shpallur nga zyra e presidencës së Ukrainës thuhet se ky nderim bëhet për kontributin e rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe popullarizimin e shtetit ukrainas në botë.





