Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sot do të mirëpresë në Kiev zyrtarët më të lartë amerikanë të cilët udhëtojnë në Ukrainë për herë të parë që nga fillimi i luftës.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin do të shkojnë në Kiev, raporton BBC.
Por ende nuk dihet agjenda e këtij takimi, për shkak se Uashingtoni nuk ka komentuar lidhur me këtë për siç thonë ata për shkaqe sigurie.
Zelensky planifikon të vazhdojë kërkesat e tij për dërgimin e armëve të rënda për të ndihmuar në luftimin e ushtrisë ruse, e cila pritet të jetë edhe tema kryesore.
Ai gjithashtu shpreson se takimi i sotëm mund të hapë rrugën për një vizitë të Presidentit amerikan, Joe Biden.