LAJME

Zbulohen të dyshuarit për vrasjen e boksierit kosovar, në mesin e tyre është edhe një serb

Zbulohen të dyshuarit për vrasjen e boksierit kosovar, në mesin e tyre është edhe një serb
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Mars 2024, 20:31

Organet e rendit në Gjermani ka arritur të identifikoj tre persona si të dyshuar për vrasjen e Besart Nimanit, boksierit kosovar i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani.

Tre personat e dyshuar janë një serb dhe dy kurdë.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi vëllai i boksierit, Berat Nimani, duke shtuar se nesër do të bëhën publik identitet e tyre.

Më kanë informuar që nesër bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, tha ai.

Tutje sipas informatave që policia I ka treguar, dyshohet se të dyshuarit janë larguar nga Gjermania.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika