LAJME

Zbulohen bimë kanabisi në oborrin e një shtëpie në Suharekë, i dyshuari në arrati

Zbulohen bimë kanabisi në oborrin e një shtëpie në Suharekë, i dyshuari në arrati
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Shtator 2022, 14:22

Përpos përdorimit të substancave narkotike, shumë kosovarë kapen nga njësitet policore edhe teksa i kultivojnë bimë të tilla. Madje shpesh bimë të hashashit, shkurres së kokainës e bimëve të kanabisit, hasen teksa kultivohen brenda hapësirave të shtëpive private. Një rast i tillë është raportuar rreth orës 09:10 në fshatin Grejkoc të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e një 27-vjeçari (emër i njohur për redaksinë), i cili dyshohej se po kultivonte bimë të tilla në oborrin e shtëpisë. Bastisja është kryer në orët e pasdites të së mërkurës, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar rreth bimë kanabis, që do të përdoren si provë kundër të dyshuarit.

I dyshuari për këtë rast, sipas burimeve nga Prokuroria nuk ka qenë në shtëpi në kohën e bastisjes, prandaj pritet që së shpejti të sigurohet prezenca e tij.

Ndaj tij, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika