Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili e ka quajtur Prizrenin “kryeqytet i furrtarëve, pekmezit të dardhave dhe ambëltoreve të goranëve”. Ai në një postim në Facebook, ka theksuar rëndësinë historike dhe kulturore të Prizrenit.
“Prizreni është një qytet me një histori dhe trashëgimi të pasur kulturore, nuk është kryeqytet i ‘Pekmezit’ siç mendon ai që është duke shkelur dhia, por kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve!” ka shkruar Berisha.
Berisha ka shprehur përkushtimin për të punuar për ruajtjen e vlerave kulturore të qytetit dhe për promovimin e turizmit kulturor si një mundësi për zhvillimin ekonomik dhe punësimin.





