LAJME

Drejtori Kadriaj: Nesër nis dezinsektimi në Landovicë, pas kërkesës së banorëve

Drejtori Kadriaj: Nesër nis dezinsektimi në Landovicë, pas kërkesës së banorëve
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shtator 2026, 18:21

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren do të ndërhyjë nesër me dezinsektim në fshatin Landovicë, pas nënshkrimit të kontratës me operatorin fitues për shërbimet DDD.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Bujqësisë, Nderim Kadriaj, i cili tha se ndërhyrja po realizohet në përgjigje të kërkesave dhe shqetësimeve të banorëve.

Sipas Kadriajt, qëllimi i dezinsektimit është krijimi i një ambienti më të pastër, më të sigurt dhe më të përshtatshëm për jetesë.

Ai ka theksuar se drejtoria do të vazhdojë të trajtojë kërkesat e qytetarëve dhe shqetësimet e adresuara nga terreni.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika