LAJME

Kosova vendos masë antidamping ndaj farës së grurit nga Serbia

Kosova vendos masë antidamping ndaj farës së grurit nga Serbia
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shtator 2026, 17:21

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për vendosjen e një detyrimi të përkohshëm antidamping ndaj importit të farës së grurit për mbjellje me origjinë nga Serbia.

Sipas saj, masa parasheh një detyrim prej 0.04 euro për kilogram të produktit të importuar.

Kusari-Lila ka thënë se vendimi është marrë pas një hetimi të zhvilluar nga Ministria dhe pas dëshmive paraprake për import me çmime dumping, si dhe për dëmtim të prodhuesve vendorë.

“Ky vendim është marrë pas hetimit të zhvilluar nga Ministria dhe dëshmive paraprake për import me çmime damping dhe dëmtim të prodhuesve vendorë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka theksuar se prodhuesit vendorë duhet të mbrohen nga konkurrenca që e konsideron të pandershme.

“Prodhuesi vendor nuk do të lihet i pambrojtur përballë konkurrencës së pandershme. Tregu ynë duhet të jetë i hapur, por edhe i drejtë”, ka deklaruar ministrja në detyrë.

Kusari-Lila ka thënë se institucionet do të përdorin instrumentet ligjore në dispozicion për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe konkurrencës.

“Do të përdorim çdo instrument ligjor në dispozicion për të mbrojtur prodhimin vendor, konkurrencën dhe interesin ekonomik të Kosovës”, ka përfunduar ajo.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika