EKONOMI

ATK mbledh 813 milionë euro të hyra tatimore për tetë muaj

ATK mbledh 813 milionë euro të hyra tatimore për tetë muaj
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shtator 2026, 13:30

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbledhur 813 milionë euro të hyra tatimore gjatë tetë muajve të këtij viti, rreth 100 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas ATK-së, kjo paraqet një rritje prej 14 për qind.

ATK-ja vlerëson se kjo rritje tregon përmirësim të performancës në mbledhjen e tatimeve, si dhe zgjerim të bazës tatimore përmes përfshirjes së më shumë tatimpaguesve dhe aktiviteteve ekonomike në sistemin formal.

Sipas Administratës Tatimore, me këtë ritëm të rritjes, të hyrat tatimore janë pranë tejkalimit të pragut prej 1 miliard eurosh, që konsiderohet një rezultat i rëndësishëm për institucionin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika