LAJME

Yll Buleshkaj zgjedhet drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit

Yll Buleshkaj zgjedhet drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Dhjetor 2021, 20:01

Me 62 vota nga 66 në total, Yll Buleshkaj është zgjedhur drejtor i ri i Agjencisë Kundër Korrupsionit nga deputetët e Kuvendit.

Buleshkaj do të ketë mandat pesëvjeçar në krye të kësaj Agjencie.

Buleshkaj në garën për të marrë drejtimin e AKK-së e kishte Visar Krasniqin, i cili mori vetëm dy vota. Buleshkaj kishte marrë 33.7 pikë nga Komisioni për Legjislacion, kundrejt 33.5 pikëve të Krasniqit gjatë intervistimit të kandidatëve.

Buleshkaj deri tash ka qenë drejtor ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive dhe Certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Emri i tij mori vëmendjen e publikut pasi kjo zyrë pati rekomanduar që në zgjedhjet e shkurtit të lejohej certifikimi i kandidatëve që kanë probleme me ligjin. Emri më i përmendur në këtë pikë ishte ai i kryeministrit aktual Albin Kurtit, që me vendim të institucioneve të tjera iu ndalua të garonte në listën e Vetëvendosjes, për shkak të dënimit që kishte marrë më herët.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika