LAJME

Xhevdet Pozhari emërohet këshilltar i jashtëm i ministrit Arben Vitia

Xhevdet Pozhari emërohet këshilltar i jashtëm i ministrit Arben Vitia
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Shkurt 2023, 17:11

Xhevdet Pozhari është emëruar si këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Këtë e ka konfirmuar Xhevdet Pozhari, i cili ka deklaruar se është vetëm këshilltar i jashtëm.

Në një përgjigje për Nacionale, Pozhari ka deklaruar se është rekrutuar vetëm si ekspert i jashtëm, duke sqaruar se nuk paguhet nga buxheti i Kosovës.

Pozhari veçse ka nisur të dalë në terren bashkë me ministrin Vitia. Me të parin e shëndetësisë, Pozhari u pa në Ferizaj, në një takim me kryetarin e këtij qytetit, Agim Aliu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika