Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot, e hënë, 14 shtator, në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 6 deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 24°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
Sipas IHMK-së, edhe ditët në vijim do të karakterizohen me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Të martën priten riga shiu në disa pjesë të vendit, ndërsa nga e mërkura temperaturat do të shënojnë rritje graduale.
Të enjten, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 29°C.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.