LAJME

Vetaksident me fatalitet në Shirokë të Suharekës, humb jetën 49-vjeçari

Vetaksident me fatalitet në Shirokë të Suharekës, humb jetën 49-vjeçari
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Shtator 2026, 21:29

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të trafikut që ka ndodhur të dielën pasdite në rrugën e transitit, në Shirokë të Suharekës.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, aksidenti është raportuar rreth orës 16:20, ndërsa dyshohet se ngasësi, për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili më pas ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa tre pasagjerë, një grua 49-vjeçare dhe dy fëmijë, kanë pësuar lëndime të lehta.

Rreth orës 20:40, Policia është njoftuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit se ngasësi, P.K., 49-vjeçar nga Hoça e Vogël e Rahovecit, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.

Pas raportimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë menaxhuar situatën dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, në konsultim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika