LAJME

Zhegrova shpallet lojtari i ndeshjes, Muriçi vlerësohet më i miri te Sassuolo

Zhegrova shpallet lojtari i ndeshjes, Muriçi vlerësohet më i miri te Sassuolo
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Shtator 2026, 21:46

Edon Zhegrova është shpallur lojtari i ndeshjes në përballjen mes Sassuolos dhe Juventusit në Serie A, duke u vlerësuar me notën 9.3.

Edhe pse Zhegrova u inkuadrua në minutën e 60-të, ai tregoi një performancë të shkëlqyer, duke lënë gjurmë në minutat e luajtura.

Në anën tjetër, edhe portieri kosovar Aro Muriç pati një paraqitje të shkëlqyer në portën e Sassuolos, duke u vlerësuar si lojtari më i mirë i ekipit të tij.

Megjithatë, paraqitja e Zhegrovës nuk i mjaftoi Juventusit për të marrë pikët, pasi skuadra torineze u mposht nga Sassuolo me rezultat 3:2.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika