LAJME

Presidentja takon Prattipatin – flasin për koordinim, bashkëpunim e avancim të pozitës së Kosovës

Presidentja takon Prattipatin – flasin për koordinim, bashkëpunim e avancim të pozitës së Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Tetor 2026, 12:03

Presidentja e Republikës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati.

Shiroka-Pula riafirmoi përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se presidentja tutje theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe të vazhdimit të koordinimit të ngushtë për çështjet me interes të përbashkët, në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë rajonale, si dhe të zhvillimit dhe avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika