Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se projektligji për industrinë e mbrojtjes planifikohet të përfundojë vitin e ardhshëm, ndërsa koncept-dokumenti për këtë industri pritet të dërgohet në Qeveri për miratim javën e ardhshme.
Maqedonci: Ligji për industrinë e mbrojtjes synohet të përfundojë vitin e ardhshëm

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit të Aleancës, Burim Ramadani, lidhur me afatet, buxhetin dhe vonesat në hartimin e kornizës ligjore, Maqedonci tha se fillimisht është dashur të hartohet koncept-dokumenti.
“Draft koncept-dokumenti për industrinë e mbrojtjes është duke u shoqëruar në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara për hartimin e dokumenteve strategjike. Për sa i takon, normalisht ligji, fillimisht është dashur të hartojmë koncept-dokumentin për industrinë e mbrojtjes. Grupi punues ka draftuar draftin e parë dhe e ka përfunduar me 27 gusht 2026. Pas konsultimit publik, janë përfshirë komentet e nevojshme dhe dokumenti final është përfunduar këtë javë. Nga java e ardhshme, ne do ta përcjellim në qeveri për miratim dhe më pas do ta sjellim në Kuvend brenda këtij viti në mënyrë që t’i hapë rrugë që qysh në fillim të vitit të ardhshëm, në janar, të miratohet ligji për industrinë e mbrojtjes. Ligjin planifikojmë që ta përfundojmë në vitin e ardhshëm. Janë nga Kroacia, Estonia, SHBA-ja, Sllovenia dhe Shqipëria. Gjatë procesit të draftimit e kemi pasur procesin e Odës Ekonomike Amerikane”, tha ai./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Shiroka-Pula priti në takim zëvendëskryeministrin Damka, diskutuan për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë në institucionet e Kosovës

“Nuk të pranoj më”- IPK nis hetimet për trajtimin policor të rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj

Marrëveshja Kosovë – Danimarkë, transferimi i 300 të burgosurve nis në vitin 2027

