Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Xhavit Haliti, me numër 14, ka vazhduar fushatën zgjedhore në qytetin e Prizrenit, duke u takuar me qytetarë dhe duke promovuar programin e partisë për mandatin e ardhshëm.
Gjatë aktiviteteve në terren, Haliti u shpreh se beson fuqishëm në fitoren e PDK-së dhe në përkrahjen që qytetarët e Prizrenit po japin për kandidatët e partisë, duke përfshirë edhe Bedri Hamzën (PDK125).





