Në fshatin Brestoc të Rahovecit, ngrihet një nga monumentet më të vjetra të trashëgimisë kulturore në Kosovë, xhamia e ndërtuar së pari në vitin 1478 dhe e rikonstruktuar në 1598.
Për shekuj me radhë, kjo xhami ka shërbyer si një simbol i besimit duke i bërë ballë sfidave të kohës.Ilhami Orllati nga Fshati Brestoc tregon për Telegrafin se gjatë konfliktit të vitit 1999, forcat serbe e shkatërruan këtë xhami, duke lënë një plagë të hapur në zemrat e komunitetit lokal.





