- Reklama -

WhatsApp do t’i lejojë përdoruesit t’i modifikojnë mesazhet e tyre brenda 15 minutave

WhatsApp thotë se do t’i lejojë përdoruesit të modifikojnë mesazhet, një vendim ky që do të jetë në përputhje me një veçori të ofruar nga konkurrentët si Telegram dhe Signal.

Kompania në fjalë thotë se mesazhet mund të modifikohen deri në 15 minuta pas dërgimit.

- Reklama -

WhattsApp është pjesë e gjigantit amerikan të teknologjisë Meta, i cili zotëron gjithashtu Facebookun dhe Instagramin.

Ky funksion do të vihet në dispozicion për 2 miliardë përdorues të WhatsApp në javët e ardhshme. Kjo shifër përfshin edhe Indinë si tregun e saj më të madh, me 487 milionë përdorues.

“Nga korrigjimi i një gabimi të thjeshtë drejtshkrimor deri tek shtimi i kontekstit shtesë në një mesazh, ne jemi të ngazëllyer që t’ju sjellim më shumë kontroll mbi bisedat tuaja” – tha WhatsApp në një postim të hënën.

“Gjithçka që duhet të bëni është ta shtypni gjatë një mesazh të dërguar dhe të zgjidhni “Ndrysho” nga menyja deri në pesëmbëdhjetë minuta pas dërgimit të mesazhit” – thotë tutje ky shërbim.

Mesazhet e modifikuara do të etiketohen si “të redaktuara” – kështu që pranuesit janë të vetëdijshëm se përmbajtja është ndryshuar.

Megjithatë, atyre nuk do t’u tregohet se si mesazhi është modifikuar me kalimin e kohës.

Njoftimi i WhatsApp vjen pasi ky funksion u ofrua nga shërbimet e mesazheve Telegram dhe Signal.

Funksioni i redaktimit u prezantua nga platforma e mediave sociale Facebook pothuajse një dekadë më parë.

Rreth asaj kohe, Facebook zbuloi se më shumë se gjysma e përdoruesve të tij kanë qasje në faqe në telefonat celularë, të cilët janë më të prirur ndaj gabimeve në shkrim.

Në Facebook, përditësimet që modifikohen shënohen si të modifikuara. Një histori e modifikimeve është gjithashtu e disponueshme për përdoruesit për ta parë.

Vitin e kaluar, platforma e mediave sociale e Elon Musk, Twitter tha se po u jep abonentëve të saj më pagesë mundësinë për t’i redaktuar cicërimat apo tweet-et e tyre.

Tweet-et apo cicërimat mund të modifikohen disa herë në 30 minuta pas postimit.

“Tweeting do të ndihet më i arritshëm dhe më pak stresues”, patën thënë zyrtarë të Twitter në një postim në blog në atë kohë./BBC/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

“Shqiponjat fluturojnë përsëri” – Bad News Eagles konfirmojnë rikthimin

Bad News Eagles po rikthehen zyrtarisht dhe këtë e...

Kush është shpikësi i telefonit celular pa tela?

Martin Cooper, inxhinier i Motorolas, është njeriu që shpiku...

Shqiptarja e parë në Chat GPT, Mira Murati largohet nga kjo kompani

Shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, Mira Murati, ditë...

Çfarë tregon klasa e energjisë e ngrirësit: Një detaj që nuk e keni ditur dhe mund t’ju kursejë para

Klasa e energjisë është një karakteristikë teknike e ngrirësve...

A është më mirë ta fikim bojlerin apo ta mbajmë vazhdimisht të ndezur?

Kemi dëgjuar miliona herë që më mirë është të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort