- Reklama -

A është më mirë ta fikim bojlerin apo ta mbajmë vazhdimisht të ndezur?

Kemi dëgjuar miliona herë që më mirë është të jetë i ndezur bojleri vazhdimisht sesa ta fikni, sepse kështu, gjoja, kursehet energjia elektrike. Ja cila është e vërteta.

Dilema e përhershme e çdo familjeje është – a ta fikin apo ta lënë vazhdimisht bojlerin të ndezur, në mënyrë që të shpenzojnë më pak rrymë.

- Reklama -

Edhe pse te shumica mbizotëron dilema që a është më mirë ta lëmë bojlerin të punojë, sepse me rastin e çdo ndezjeje shpenzon më shumë energji elektrike për ngrohje të sërishme, përgjigjja është plotësisht e kundërt.

Dinamika e shpenzimit varet se a e fikni apo vazhdimisht e lini të ndezur.

– Varësisht nga ajo se për çka shpenzoni ujin e ngrohtë dhe sa shpesh, rekomandohet që megjithatë bojleri të fiket kur rryma është e shtrenjtë.

Për shembull, një familje katëranëtarëshe më mirë është që bojlerin ta ndezë natën kur rryma është më e lirë dhe ta fikë në mëngjes kur rryma është më e shtrenjtë, dhe që në mbrëmje ta ringrohë.

– Në banesat në të cilat jeton një anëtar, rekomandohet të përdorë përparësitë e rrymës së lirë, sepse ajo akoma është disa herë më e lirë, vetëm se ai me siguri nuk duhet që ta ringrohë.

Është bindje e gabueshme që bojleri vazhdimisht të jetë i ndezur, sepse termorregullatori e ndez dhe e fik sipas temperaturës së paracaktuar dhe që atëherë gjoja shpenzon më pak energji elektrike.

Veç kësaj, bojleri i ndezur vazhdimisht edhe ditën edhe natën, krijon rrezik potencial nëse ndonjë apo të gjitha elementet e sigurisë së bojlerit prishen.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

13 vjet nga tragjedia në Restelicë

Sot mbushen 13 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat...

A do të na gjej fundi i marsit me Kuvend të konstituar e qeveri të formuar?

Me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit,...

Çfarë tregon klasa e energjisë e ngrirësit: Një detaj që nuk e keni ditur dhe mund t’ju kursejë para

Klasa e energjisë është një karakteristikë teknike e ngrirësve...

TikToku dhe 5 kompani kineze goditen nga ankesat e BE-së për privatësi

TikTok, Shein, Xiaomi dhe tre kompani të tjera kineze...

Abdixhiku në Bllacë të Suharekës: Kërkova të refuzojnë gjuhën e ndarjes, përçarjes e sharjes

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort