- Reklama -

VV këmbëngul për zgjedhje të reja: Të formohet Kuvendi i ri dhe të zgjidhet presidenti

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të merr pjesë në tryezën e thirrur nga kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti për të biseduar për çështjen e presidentit, shkruan GazetaBlic.

Partia e Albin Kurtit fillimisht ka kërkuar që të ketë zgjedhje të reja nacionale, e më pas nga Kuvendi i ri të zgjidhet edhe i pari i shtetit.

- Reklama -

Në një prononcim për GazetaBlic, zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu ka thënë se pozita e presidentit të Kosovës nuk ëshët e lirë, pasi që siç është shprehur ai, ajo pozitë ushtrohet nga u.d., e presidentit Vjosa Osmani, ashtu edhe siç e sheh Kushtetuta e Kosovës.

“Së pari, duhet bërë e qartë se pozita e presidentit nuk është vakante, pra nuk është e lirë. Ajo po ushtrohet nga u.d. e Presidentit, znj. Osmani ashtu siç e parasheh edhe Kushtetuta. Së dyti, përpjekja e koalicionit qeverisës për gjetjen e zgjidhjes për president, synim ka gjetjen e ilaçit për zgjatjen e jetës së qeverisë Hoti – qeveri kjo koti, morti e bankroti. Ajo nuk duhet të zgjasë as edhe një ditë tjetër. Së treti, qëndrimi ynë në raport me këtë temë është parimor. Ne besojmë që vendi së pari duhet të shkojë në zgjedhje të reja, të formohet kuvendi i ri, e nga aty të zgjedhet presidenti i radhës. Pra rrugëdalja është përmes zgjedhjeve të re, me një kuvend të ri e të rilegjitimuar, me kritere të dakorduara, për një figurë unifikuese për president”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu ka deklaruar se Kosovës, sipas tij, i duhet një president unifikues dhe jopartiak.

“Ndryshe, me një kuvend të vjetër me vullnet të deformuar politik, presidenti i radhës nuk ka se si mos të jetë vetëm pazar i partive të vjetra politike. Kurse ne besojmë që vendit i duhet një president jopartiak, e unifikues. Një president partiak e përçarës e kemi pasë deri së fundmi. Nuk besoj që kemi nevojë edhe për një të tillë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, të enjten, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se shumë shpejt do të mblidhen në një tryezë të përbashkët e partive politike për të biseduar për çështjen e presidentit.

“Do të ndjekim vetëm një zgjidhje kushtetuese dhe unë besoj që shumë shpejt do të organizohet tryeza e partive politike për të parë disponimin e partive politike nëse ka disponim të diskutohet për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit”, është shprehur i pari i Qeverisë.

Për këtë pozitë janë shpallur disa vetë-kandidatura, derisa këtë publikisht e ka thënë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili njëkohësisht është edhe partner kryesor në Qeverinë Hoti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort