- Reklama -

VV-ja e para në 24 komuna

Harta elektorale nëpër komunat e Kosovës është ngjyrosur pothuajse e tëra me të kuqe pas zgjedhjeve të së dielës, ku Lëvizja Vetëvendosje është subjekti kryesor në shumicën e komunave të populluara me shumicë shqiptare. Njohësit thonë se kjo është dëshmi se qytetarët e Kosovës në zgjedhjet nacionale votojnë për liderin.

Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar forca kryesore në 24 komuna, përfshirë ato të cilat llogariten bastione të partive opozitare. Në disa prej tyre ka fituar me mbi 50 për qind, si në kryeqytet me mbi 52 për qind, Mitrovicë me 65 për qind. Mbi 50 për qind, ajo i ka fituar në Prizren e Gjakovë e Rahovec, e mbi 60 për qind në Vushtrri. VV-ja është e para edhe Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Podujevë, Ferizaj, Malishevë e Viti.

- Reklama -

Partia Demokratike e Kosovës që u rendit e dyta sa i përket votës nëpër komuna është e para në Drenas e Skenderaj me mbi 50 për qind. E në Deçan forcë e parë ka dalë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Lista Serbe ka fituar shumicën e votave në 10 dhjetë komunat që popullohen kryesisht me serbë. LDK-ja që pësoi rënien më të madhe në këto zgjedhje, nuk ka dalë e para në asnjë komunë.

Analisti politik, Dorajet Imeri ka thënë se kjo fitore e VV-së është për shkak të liderit.

“Kjo jep një përgjigje – që qytetarët e Republikës votojnë për liderin. Ky është konstatimi.
Ata votojnë për kandidatin më të mirë. Nëse në zgjedhjet lokale Lëvizja Vetëvendosje ka pasur shtatë komuna që i fiton, tani heq komunat me shumicë serbe, dy komuna të rajonit të Drenicës një në Dukagjin dhe një të komuniteteve të pakicës turke – të gjitha komunat e tjera janë fituar nga Lëvizja Vetëvendosje. Me gjasë, për shkak se qytetarët e Kosovës votojnë për profilin e kandidatit për kryeministër dhe ky është faktori kryesor që e përcakton këtë hartë elektorale”, ka deklaruar ai.

Imeri ka shtuar se duhet analizuar faktorët që çuan në këtë fitore të Vetëvendosjes, tek i përmend edhe rrethanat që kanë mundur të jenë përcaktuese.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort