Home LAJME Vuçiqi i quan papagaj politikanët në Prishtinë

Vuçiqi i quan papagaj politikanët në Prishtinë

0
Vuçiqi i quan papagaj politikanët në Prishtinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq dhe Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, u takuan të hënën për të diskutuar një temë të rëndësishme për ta.

Tre udhëheqësit kryesorë të shtetit të Serbisë, folën për orë të tëra për Kosovën të cilën këta e quajnë krahinë të tyre autonome.

Vuçiq, thotë se dialogu i Brukselit po shkon drejt krizës, për çka po akuzon Prishtinën që nuk po implementon Marrëveshjen kryesore atë të 2013 por po flasin për njohjen e ndërsjellë.

”Jo-jo harrojeni këtë”.

”Ne jemi marrë vesh që themelimi i Asociacionit të bëhet me kushtet që të jemi pjesë e policisë rajonale në Mitrovicë dhe të marrim pjesë në zgjedhje. Kjo është situatë e rëndë, shqiptarët flasin për të ashtuquajturën “njohje reciproke” dhe po ikin nga zgjidhja nëpërmjet kompromisit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here