LAJME

Vuçiq, Vulin dhe Gjuriq kërkojnë leje për të hyrë në Kosovë, nuk lejohen nga MPJ

Vuçiq, Vulin dhe Gjuriq kërkojnë leje për të hyrë në Kosovë, nuk lejohen nga MPJ
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Nëntor 2020, 10:50

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, të enjten ka dërguar kërkesë në institucionet e Republikës së Kosovës për të realizuar një vizitë në Kosovë.Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.Përveç presidentit të Serbisë, leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriq.

“Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviq, Vuçiq, Vulin dhe Gjuriq”, kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.Megjithatë nga kjo ministri thonë se nuk do t’iu japin leje për të vizituar Republikën e Kosovës, raporton Gazeta Express.Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në luftën e fundit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika