Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në rajon, veçanërisht pas raundit të fundit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të mbajtur javën e kaluar në Bruksel, njofton Presidenca e Serbisë.
Presidenti Vuçiq i shpjegoi ambasadorit Hill qëndrimet e Serbisë që ai përfaqëson në dialogun me Prishtinën, duke marrë pjesë në të me përgjegjësi të lartë dhe konstruktive. Ai tha se Serbia po i afrohet seriozisht gjetjes së një zgjidhjeje për krizën aktuale të shkaktuar nga lëvizjet e njëanshme të Kosovës.





