Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, mendon se bota ka lindur në ditën kur ai i ka fituar zgjedhjet.
Vuçiq, të shtunën ka deklaruar se është e rëndësishme të bisedohet për dy vendet, por se Kosova nuk dëshiron të bëjë ndonjë kompromis, shkruan B92.
“Unë e kuptoj dhe kjo është arsyeja pse nuk them që gjërat janë ideale dhe të mrekullueshme për ne. Kam frikë se ai nuk e kupton që gjërat nuk janë aq mirë edhe për ata. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të arrihet një kompromis, por ai nuk e dëshiron atë. Ai mendon se bota lindi kur ai i fitoi zgjedhjet”
Siç tha, do te jetë shumë më vështire të bisedohet dhe të bëhet diçka me qëndrimin e tillë të palës tjerët.
“Por, është me rëndësi që ne të tregojmë seriozitet, përgjegjësi dhe përkushtim, kjo është me rëndësi”, ka thënë Vuçiq./FrontOnline