Në Beograd, presidenti pro-rus Aleksandër Vuçiq, akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta, duke krahasuar sulmin e Moskës ndaj Ukrainës me fushatën e bombardimit të NATO-s ndaj vendit të tij në vitin 1999.
Aleanca e NATO-s zhvilloi një fushatë ajrore 78 ditëshe kundër Serbisë në Mars të vitit 1999, për të ndaluar shtypjen e përgjakshme nga forcat ushtarake serbe të shqiptarëve që kërkonin pavarësi. Forcat serbe u detyruan të largohen nga Kosova e cila shpalli pavarësinë, që nuk njihet nga Seria dhe Rusia.
Fushata e bombardimit të NATO-s, është një argument që përdoret nga nacionalistët serbë për të justifikuar dhe mbështetur sulmin e tanishëm të Rusisë ndaj Ukrainës. Presidenti Vuçiq u shpreh gjatë një interviste për televizionin Pink se “nëse Perëndimi është kaq i fortë dhe me moral, përse nuk ndërhyn kundër Rusisë, përse nuk e mbron ushtarakisht Ukrainën?”





