- Reklama -

Vrasja në Restelicë, Prokuroria Themelore në Prizren jep detaje

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit ka ndodhur një rast i vrasjes së rëndë, i cili dyshohet se ka ndodhur brenda rrethit familjar.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, i dyshuari F.B. dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij, T.B., duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre.

- Reklama -

Rasti është raportuar në orët e hershme të mëngjesit, pas së cilës në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, njësitet relevante të Policisë së Kosovës, krim-teknika si dhe zyrtarë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes dhe përfundimit të procedurave hetimore.

Nga të dhënat zyrtare të Prokurorisë Themelore në Prizren, rezulton se i dyshuari ka pasur çrregullime mendore dhe ka qenë i përfshirë më herët në tri raste penale të dhunës në familje.

Një rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, prokuroria kishte ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, kishte ngritur aktakuza dhe ishin nxjerrë aktgjykime dënuese.

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të vdekjes.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort