LAJME

Vrasja në Pejë, dorasi dyshohet të jetë dënuar për sulm seksual ndaj vajzës së viktimës

Vrasja në Pejë, dorasi dyshohet të jetë dënuar për sulm seksual ndaj vajzës së viktimës
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Maj 2021, 19:28

Një vrasje ka ndodhur sot rreth orës 15:35 në Pejë.

Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, dorasi dyshohet të jetë Xhevdet Januzi.

Sipas burimeve të KALLXO.com dorasi ishte dënuar nga Gjykata në Pejë për veprën penale të sulmit seksual.

Zëdhënësi i Policisë tha për KALLXO.com se është e vërtetë se i dyshuari ka qenë i dënuar dhe e ka vuajtur dënimin.

“Po sipas informacioneve që kemi dorasi ka qenë i dënuar për sulm seksual, por në këtë fazë nuk mund të prononcohemi më shumë”, tha ai.

KALLXO.com mëson se i njëjti është profesor në shkollën “Dardania” në Pejë.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika