LAJME

Vranët e me reshje shiu sot

Vranët e me reshje shiu sot
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Maj 2024, 07:56

Reshjet e shiut që përfshinë pjesë të vendit gjatë natës, ka gjasa të vazhdojnë edhe përgjatë mëngjesit të enjten, e kohëpaskohe edhe ditën, lokalisht edhe në formë rrebeshesh me bubullimë.

Deri në mbrëmje reshjet gradualisht pushojnë. Temperaturat minimale në mëngjes zbresin në 12C e 13C, e ato maksimale pësojnë rënie dhe shkojnë deri në 16C e 18C. Era frynë mesatare nga veriu e verilindja 5-11m/s.

Më shumë vranësira mbeten edhe përgjatë ditës së premtë, me mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu përreth viseve malore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika