LAJME

Votimi me postë – këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës

Votimi me postë – këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Maj 2026, 09:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se me qëllim të lehtësimit të procesit të votimit jashtë Kosovës, për votuesit e regjistruar për votim me postë, janë funksionale kutitë postare në 23 shtete të ndryshme.

Kutitë postare janë funksionale në këtë 23 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

Në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Rregulloren Zgjedhore Nr. 04/2025 për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ do të sigurohet që shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotim.

Pako e cila do t’ju dërgohet votuesve të regjistruar, përmban:

  • Udhëzuesin për votim;
  • fletëvotimin;
  • zarfin e fshehtësisë; dhe
  • zarfin kthyes. 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika