Votat e diasporës me postë – të Prizrenit – kanë nisur të numërohen sot në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ku bindshëm po prin Lëvizja Vetëvendosje, e ndjekur pas nga Partia Demokratike e Kosovës.
Gazeta Nacionale duke raportuar nga QNR njofton se janë numëruar dy kutitë e para nga katërmbëdhejtë sosh – përkatësisht 4 mijë e 900 zarfa të vlerësuar.
Vetëvendosja deri tash ka 449 vota.





