Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dje vizituan ndërtesën e re të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës.
Zyra e Kryeministrit njofton se vlera e përgjithshme e investimit është afër 18 milionë euro (17,980,000), nga të cilat afër 12 milionë euro (11,900,000) nga Bashkimi Evropian, 5 milionë e 80 mijë euro nga Universiteti i Prishtinës dhe 1 milion euro nga Ministria e Arsimit.





