LAJME

Vodhi 100 litra alkool në një shtëpi, arrestohet rahovecasi

Vodhi 100 litra alkool në një shtëpi, arrestohet rahovecasi
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Qershor 2022, 10:01

Një person është arrestuar në Rahovec të premten, pasi dyshohet se të mërkurën rreth orës 23, kishte vjedhur 100 litra alkool në një shtëpi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer vjedhje 100 litra alkool dhe një reflektor nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar”, thuhet një njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika