Vlora Citaku e ka përfunduar zyrtarisht detyrën e Ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Këtë gjë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Ambasadorja e Kosovës në # ËashingtonDC @vloracitaku ka përfunduar me sukses mandatin e saj. Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë për shërbimin e saj dhe përfaqësimin e jashtëzakonshëm të #Kosovës në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e ministrisë.





