Ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se sallata jeshile është një nga produktet që konsumohet më shpesh në tryezat tona, shpesh pa i njohur mirë vlerat ushqyese të saj në organizëm. Ajo është e përbërë nga një sasi e lartë uji, vitaminë A, vitaminë C, vitaminë B6, vitaminë K, betakarroteni, si dhe nga një sërë mineralesh.
Në këtë artikull, do të mund të lexoni se pse na ndihmon sallata jeshile në organizëm. Lufton pagjumësinë. Mendohet se konsumi i sallatës jeshile ndihmon në reduktimin e pagjumësisë, në sajë të një përbërësi të njohur si “opiati i sallatës”, i cili mban emrin Lactocarium dhe ka efekt të butë në shmangien e pagjumësisë.
Parandalon aneminë. Sallata jeshile përmban acid folik dhe vitaminë B12, dy elementet që së bashku me hekurin ndihmojnë në eritropoezë, pra në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Në momentin që konsumoni sallatë, ju merrni sasi të larta të këtyre dy elementëve, të cilët së bashku me sasinë e hekurit që merrni prej produkteve të tjera ushqimore, ndihmojnë në parandalimin e anemisë.





