Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Kanada ku do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.
Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes thuhet se gjatë qëndrimit në Kanada, Osmani do të realizojë takime me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve tjera.