Në kuadër të javës së XXV-të të ligës së dytë të Kosovës në futboll, pretendenti për inkuadrim në ligën e parë FC “Prizreni” ka arritur fitore të thellë duke turpëruar me rezultat 11:00 KF “Deçani”.
Me këtë fitore, prizrenasit mbajnë hapin me KEK-un dhe Mitrovicën që prijnë në tabelën e klasifikimit, ndërsa deçanasit ndodhen në zonën e rrezikshme të klubeve që po luftojnë për mbijetesë në këtë rang garash.