Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është lajm i mirë miratimi i Ligjit për çmimin e barnave.
Ai ka thënë se do të donte që ky ligj të bëhej më herët, por që sipas tij, nuk është bërë.
“Sa ligje për shëndetësinë i ka proceduar në Kuvend Qeveria e PAN-it. Zero. Asnjë ligj në Ministrinë e Shëndetësisë në qeverinë e PAN-it nuk është proceduar. Se pse nuk është bërë më herët ky ligj duhet t’i pyesni qeveritë tuaja, jo ne. Po çuditem si mundet një ligjvënës të kërkojë nga Ministria ta shkelë ligjin. Unë nuk e shkeli. Unë nuk e shkeli deputetë, nuk e shkeli. A e dini pse, ka kaluar koha kur deputetët vijnë në Ministri të Shëndetësisë dhe në Zyrë të Prokurimit e kërkojnë të shkelet ligji. Ju bëj thirrje të gjitha kompanive pa dallim regjistroni produktet tuaja. Do ta marr përsipër edhe vetë që procedurat të jenë sa më të thjeshtuara”, ka thënë ai.





