LAJME

Vidhet vetura Audi Q7 në Çagllavicë me vlerë gati 70 mijë euro

Vidhet vetura Audi Q7 në Çagllavicë me vlerë gati 70 mijë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Dhjetor 2021, 07:51

Një veturë është vjedhur gjatë ditës së sotme në Çagllavicë.

Sipas njoftimit në faqen “Marakli t’kerreve”, vetura është e modelit “Audi Q7”.

Automjeti në fjalë është ngjyrë e bardhë, ndërsa përmes postimit në faqen e lartëcekur është kërkuar edhe bashkëpunimi i qytetarëve.

Atyre i është kërkuar që në rast se shohin automjetin në fjalë, të lajmërojnë Policinë e Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika