Policia në Prizren, njofton se ditën e hënë janë vjedhur gjësende me vlerë në sasi të konsiderushme nga deri më tani autorë të panjohur në një argjendari në qendër të Prizrenit. Zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, bën të ditur se gjatë ditës së sotme, nga autorë të panjohur, janë vjedhur gjësënde me vlerë nga ari dhe argjendi nga një argjendari në rrugën “ Adem Jashari”.
Ai thotë se njësitet relevante të policisë menjëherë kanë dalur në vendngjarje, si dhe është ftuar edhe prokurori i shtetit për të hetuar rastin.





