Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është mbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme per Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022.
Gjatë periudhës nga 26 nëntori deri më 2 dhjetor, KQZ-ja ka pranuar dy aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje për Komunën e Zveçanit dhe tri për Komunën e Leposaviqit.





