- Reklama -

Vetëvendosje mbledh Këshillin e Përgjithshëm – në diskutim kandidati i ri për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbledhë të marten Këshillin e Përgjithshëm në një takim online, ku do të diskutohet për kandidatin ose kandidaten e re për postin e kryeministrit të Kosovës.

Sipas burimeve brenda subjektit, në këtë mbledhje pritet të konkretizohet vendimi politik që do t’i hapë rrugë një figure të re nga brenda partisë për të marrë mandatin e ri qeverisës.

- Reklama -

Gazetari dhe drejtori i televizionit Kanal10, Arben Ahmeti, ka deklaruar se duket se ekziston një vendim i kryetarit Albin Kurti për t’i dhënë mundësinë dikujt tjetër brenda Vetëvendosjes që të udhëheqë procesin për formimin e shumicës parlamentare.

“Lëvizja Vetëvendosje do të mbledhë Këshillin e Përgjithshëm në një takim online, aty do të diskutohet kandidati ose kandidatja e re për kryeministër. Duket se ka një vendim të z. Kurti që t’ia japë mundësinë dikujt brenda partisë, subjektit më të madh politik në vend, që të fitojë edhe 15 ditë kohë në përpjekje për të formuar një shumicë prej 61 deputetësh për këtë mandat,” tha Ahmeti.

Ai shtoi se, sipas spekulimeve, emri më i përfolur për këtë pozitë është ai i Glauk Konjufcës, megjithatë nuk përjashtohet as mundësia e një “befasie” nga Kurti dhe Vetëvendosje.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort